Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në shënimin e suksesit të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për kalimin e Kosovës në fazën e dytë dhe të tretë në kuadër të programit të FMN-së.
Mustafa u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punoj edhe më tutje që të realizohet e gjithë marrëveshja.
“Stabilitetin makroekonomik, stabilitetin buxhetor, edhe stabilitetin kreditor e kemi arritur në bazë të përkrahjes tuaj, veçmas të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, tha kryeministri, duke falënderuar për ndihmën në këtë proces, Ambasadën Amerikane dhe ambasadorin Delawie, por edhe USAID-in.
Kryeministri siguroi të pranishmit se edhe detyrimet e mbetura do të përfundohen në partneritet dhe me kohë.
“Unë dëshiroj këtu të shpreh edhe kënaqësinë time për një punë të mirë që e ka bërë Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sidomos në dialogun me veteranët, por edhe Parlamentin për vendimet që i ka marrë. Unë ju siguroj që edhe detyrimet tona që kanë mbetur për të ardhmen, për adoptimin e ligjeve të reja, që edhe atë do ta bëjmë”, tha kryeministri.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...