Gjatë muajit mars 2024, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vizitoi FKEE-në, për të vlerësuar arritjet dhe planet e institucionit dhe për të diskutuar lidhur me sfidat dhe mundësitë për investime të ardhshme.
Në njoftimin për shtyp dhe në raportin e stafit të FMN-së lidhur me të gjeturat e misionit, lëshuar më 4 qershor 2024, FMN-ja thekson se FKEE ka avancuar ndjeshëm zbatimin e programeve të investimeve për Efiçiencë të Energjisë, përcjell Arbresh.info.
Raporti thekson se “FKEE ka investuar, duke u ndihmuar nga një grant i BE-së prej 20 milionë euro në vitin 2023, në ndërhyrje të tilla si izolimi termik, zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, instalimi i ndriçimit LED, dhe masa të tjera që mbulojnë kryesisht fushën e investimeve në shtëpitë individuale dhe banesat kolektive sociale në pronësi të komunave. Për më tepër, në disa raste dhe në bashkëpunim me administratën qendrore, pronarët e shtëpive kanë aplikuiar edhe për investime në pajisje efiçiente. KEEF është duke diskutuar me BQK-në dhe bankat komerciale, me mbështetjen e BE-së (përmes WBIF), lidhur me skema më efikase për aplikimin e modeleve financiare të qëndrueshme në sektorin privat, duke pasur parasysh numrin e madh të aplikantëve. Një ligj i ri për efiçencën e energjisë, i sponsorizuar nga Ministria e Ekonomisë, është aktualisht në konsultime me grupet e interesit dhe pritet të miratohet nga qeveria në muajt e ardhshëm. Ligji mëton të avancojë rolin e FKEE-së si institucioni kyç në lidhje me investimet në efiçencën e energjisë”.
FKEE thotë se synon bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në dhe të gjithë aktorët e tjerë të angazhuar në avancimin e mëtejshëm të zbatimit të programeve për rritjen e efiçiencës së energjisë në sektorë të ndryshëm./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...