Fluksi në pikat e kalimit kufitar, më të ngarkuara daljet në Merdare dhe Vërmicë

08:36 | 30 Gusht 2021
arbresh.info

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se në orët e fundit kanë rënë pritjet nëpër pikë kalimet kufitare.

Fluks pak më i madh shihet në dalje të pikës kufitare në Merdare. Qytetarët aty po presin më shumë se dy orë  për të kaluar kufirin.

Fluks tjetër në dalje raportohet edhe në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Qytetarët presin deri në gjysmë ore për të kaluar kufirin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme