Fluks për maska dhe dezinfektues, në “merrjep”

09:49 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Ani pse në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, qeveria tanimë ka marrë masa parandaluese për përhapjen e këtij virusi.

Me të marrë masat nga qeveria, qytetarët kanë nisur të blejnë me të madhe produkte ushqimore si dhe barna, maska e dezinfektues, shkruan lajmi.net.

E dikush edhe në këtë situatë emergjente po e gjen të bëj “biznes” me maska e dezinfektues.

Në platformën online të shitjeve e blerjeve, “merrjep”, tanimë kanë nisur me të madhe të shiten maska e dezifektues.

Madje, të njëjtat po shiten me çmim astrononik krahasuar me gjendjen normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme