Google ADS

Fluks i madh qytetarësh në pikat kufitare të Maqedonisë

23:58 | 26 Qershor 2020
Arditë Shkodra

“Pas tre muajsh, pikat kufitare të hapura përsëri për qarkullimin e qytetarëve, por duke u respektuar protokollet të cilat janë të rekomanduara nga instituti për sëmundje infektive. Si qytetarët ashtu edhe të punësuarit nëpër pika kufitare, duhet të kenë marrë në maksimum masat për sigurinë e tyre”

Derisa qëndruam në pikën kufitare në Bllacë, u vërejt fluks i madh i qytetarëve të cilët udhëtonin për në Kosovë ose hynin në Maqedoni, për të vizituar familjarët por edhe për biznes. Thonë se masat për mbrojtje nga koronavirusi duhet të respektohet patjetër.

“Së pari në aspektin social hapja e kufijve ndihmon në kalimin e pjesës së shqiptarëve në Kosovë dhe neve atje. Në aspektin e biznesit, edhe biznesi do të ketë dobi. Familjar do të vijnë prej atje edhe ne do të shkojmë atje. Normalisht do të mësohemi të jetojmë me këtë lloj virusi”

“Shumica prej Kosove janë këtu, tash janë më të lirë me udhëtuar”

Me pas kujdes, rregullat të respektohen.

Shumë mirë është, madje u vonua pak.

Kemi familjar e miq edhe për biznese.

Bllokimi për të gjithë ka qenë i keq, edhe për ne ka qenë i keq, nuk kemi parë familjarët.

Unë vij prej Malit të Zi, kam ardhur së pari në Beograd, prej Beogradi në Novi Pazar dhe tani këtu pasi u hapën kufijtë. Kam qenë jashtë pesë muaj e gjysmë, jam mërzitë tu them të drejtën, e kam fejesën e djalit e të shkoj ta rregulloj këtë punë.

Policët në Bllacë thonë se që në mesnatë kanë hasur në fluks të madh udhëtarësh të cilët kanë kaluar këtë pikë kufitare.

Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat për lëvizje të lirë të qytetarëve. Është vërejtur edhe lëvizje e mërgimtarëve edhe automjete të shteteve të ndryshme siç janë Zvicra, Gjermania dhe të tjera. Masat në përgjithësi respektohen, por edhe nëse ka ndonjë parregullsi, u tërheqim vëmendjen qytetarëve

Pos në Bllacë, fluks të madh të udhëtarëve që nga mesnata ka pasur edhe në kalimin tjetër kufitar Tabanoc, që lidh vendin tonë me Serbinë. Të gjithë qytetarët që kalojnë kufirin detyrimisht duhet të mbajnë maska. Ata që udhëtojnë me autobusë duhet të zbresin nga autobusi dhe të presin radhë në sportel duke ruajtur edhe distancë./Alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme