Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër pikat kufitare që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarëve po u bie të presin deri katër orë për të dal nga Kosova.
Kolona është e gjatë 1100-1200 metra, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare nuk ka pritje të gjata.
Më e qetë situata është pikën kufitare në Muçibabë në dalje të Kosovës.
Deri një orë po u bie mërgimtarëve të presin në këtë pikë kufitare ndërsa kolona është e gjatë 700 metra.
Të Dheu i Bardhë, mërgimtarëve po u bie të presin deri 30 minuta për të dal nga Kosova, ndërsa për të hyrë 15 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...