E diela në mbrëmje ishte vigjilja e Krishtlindjeve, një festë me origjinë romake që festohet çdo vit, ku familjet mblidhen bashkë përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.
Gjatë të dielës fluksi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut por edhe të huaj në pikat doganore të vendit tonë është rritur ndjeshëm, ndërsa pritet që të shtohet gjatë ditëve në vijim.
Përmes pikës doganore Kapshticë, (Korçë), sipas të dhënave zyrtare, kanë hyrë në 24 orët e fundit rreth 6 800 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkohë kanë lënë vendin tonë përmes pikës doganore Kapshticë 3 361 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Në pikën Doganore Kakavijë (Gjirokastër) kanë hyrë në 24 orët e fundit rreth 7100 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë 2550 shtetas shqiptarë dhe të haj.
Po ashtu, është vënë re një fluks në rritje edhe i automjeteve në të dy anët e kufirit në pikën doganore Kakavijë. Sipas të dhënave në territorin shqiptarë hynë të dielën 1700 automjete dhe kanë dalë 590.
Policia Kufitare në të gjithë vendin vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.
Masat kanë konsistuar në drejtim të shtimit të sporteleve, në infrastrukturë, në burime njerëzore, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata, ofrimin e lehtësirave ligjore si dhe një shërbim të kulturuar për të gjithë shtetasit, vizitorë, turistë, emigrantë, udhëtarë që përdorin këto pika kalimi për të hyrë apo për të dalë nga Shqipëria./Indeksonline/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...