Profesor Florim Isufi ka folur sot në mbledhjen e Qeverisë për kontrollin efektiv të territorit.
“17 materiale kanë një vijë shtesë që nuk dihet kush e ka bërë. Këto materiale kanë një kufi që nuk dihet se a është i Kosovës apo i Malit të Zi. Ne kemi gjetur hartën e parë të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ku shihet qartë se ai kufi është i viteve 1945-46 dhe se akset rrugore në Cakorr e Kullë janë ndërprerë nga vija kufitare”, ka thënë ai.
Sipas tij, Mali I Zi gjatë bisedimeve me 28 shkurt 2014 ka qenë i detyruar përmes Qeverisë ta dërzojë territorin e vetë në Unionin Evropian.
“Në dokumentacion shihet se kufiri shtetëror përmes programit IPA nuk përputhet me kufirin sipas marrëveshjes në vijim. Kemi gjetur dokumentacione që vertetojnë se kufiri është diku tjetër”, thotë ai, shkruan arbresh.info.
Isufi tregon se kontrollin efektiv Kosova e ka ushtruar deri në Cakorr dhe Kullë.
“Qartë shihet se është një hartë që janë planifikuar ndërtimi i pendave për grumbullimin e ujit për hidrocentralet Rugova. Në një dokument original që kemi siguruar është një shkresë për drejtorinë për hidroekonomi që të jep pëlqimin Kosovës për këto hidrocentrale do të thotë nuk i ka shkruar Malit të Zi. Tjetër me rëndësi është autostrada që parashihet të jetë prej Pejës në drejtim të Morinës ku takimi i tyre është mu në Çakorr në tunel dhe harta e ka edhe vijën kufitare që saktëson që kufiri është në Qafë të Çakorrit”, ka theksuar Isufi.
/arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...