Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina pas intervistimit në Polici ka pranuar se fotografia që ka bërë publike dje në Kuvend mund të mos jetë e vërtetë.
Brovina ka thënë se fotografinë e ka marrë nga persona të tretë të cilët kanë deklaruar për vërtetësinë e fotografisë dhe lejen e gruas që pretendohej të ishte ne foto, shkruan arbresh.info.
“Në vitin 2003 ma kanë dhënë, e këtë dokument e ruaj në mesin e shumë dokumenteve tjera dhe tani pas kaq kohësh të quhet dokument i falsifikuara më vjen më shumë keq. Këtë dokument e kemi nda me vetëm dy persona, personi ën fjalë ka qenë aktivist i Këshillit të Drejtave të Njeriut, emrin nuk ia di sepse e kam harru ndërsa nënkryetarja e komisionit ka qenë Mevlude Saraqi”, ka thënë ajo.
Sipas saj zarfin me foto ia ka sjellë Mevlude Saraqi.
“Në këtë rast ajo ma ka pru zarfin dhe më ka thënë se kjo grua është 35 vjeçare dhe e din rastin ndërsa personi që ka komunikuar me mua në telefon më ka thënë se e ka lejen e viktimës dhe është e verifikuar”, ka shtuar Brovina
Deputetja e PDK-së ka kërkuar falje teksa ka thënë se nuk dyshonte se mund t’i silleshin dokumente të paverifikuara.
“Kurrë nuk kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente të paverifikuara dhe të pasakta andaj edhe me guxim e kam përdorur dhe besoj se me të drejtë pasi shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur pozita në ngjashme. Kërkoj shumë falje të gjithë atyre dhe qëndroj në fajësinë time dhe që nuk e kam verifikuar në momentin e fundit”, ka thënë ajo.
Ndërsa për intervistimin e sotëm në Policinë e Kosovës, ajo ka shprehur gatishmërinë që të dëshmojë sa herë të thirret për këtë rast dhe raste të tjera.
Ndryshe të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka thënë se gruaja në foto është gjallë dhe e gatshme të dëshmojë pasi i njeh personat që e kanë dhunuar./Arbresh.info/
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...