Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë të ditur se fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera sensitive kanë mbërritur në Kosovë.
Nga nesër pritet të bëhet shpërndarja e tyre.
Anëtari i KQZ-së Enis Halimi, ka njoftuar se votimi jashtë vendit përfundon sonte, duke thënë se kanë arritur disa pako dhe se sonte do të mësojnë numrin e saktë të tyre, raporton EO.
Nga KQZ njoftojnë se materiali sensitiv shpërndahet nesër me përcjellje të sigurisë.