Fletarrestim për “Mollën e Kuqe”, s’u paraqit në gjyq

20:57 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

​Prej se mori ftesë nga Gjykata Speciale, nuk dihet vend ndodhja e tij. Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale, dhe se nuk do t’i përgjigjet ftesës.

E kjo ka bërë që Shala, që në kohë lufte njihej si Komandant “Molla e Kuqe”, të mos paraqitet as në Gjykatën Themelore në Prizren, raporton T7.

Pran këtij organi të drejtësisë, Shala po ndiqet penalisht nën akuzën për krime lufte.

Konkretisht ky ish pjesëtar i UÇK-së akuzohet për përfshirje në vrasjen e Haxhi Përteshit në kohë lufte.

E mos paraqitja për herë të dytë në gjykatë ka bërë që ky trupi gjykues të marr një vendim.

Në seancën me dyer të mbyllura kanë vendosur që ndaj Remzi Shalës të lëshohet fletarrestim.

Ndërkohë, në gjykatore nuk është paraqitur as avokati i tij, Natal Bullakaj.

Kjo pasi që ky është duke e respektuar bojkotin e avokatëve ndaj gjykatave.

Bile ky erdhi deri tek gjykata për ta treguar arsyen pse nuk mori pjesë në seancë.

As vet Bullakaj, nuk ka njohuri se ku gjendet klienti i tij.

Ai bile shtoi se nuk ka kontaktuar me të që kur Shala mori ftesë nga Dhomat e Specializuara.

E mundin për t’u paraqitur në gjykatë e kishte marr një bashkëluftëtar i Remzi Shalës.

Ai këtu kishte ardhur për të dhënë dëshmi në lidhje me këtë rast. Por, as ky nuk e di se ku ndodhet ish shoku i tij i luftës.

Bazuar në ftesat e Dhomave të Specializuar Remzi Shala, do të duhej të paraqitej pran zyrës së Dhomave të Specializuara në Hagë, me 17 janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme