Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, ku si pasojë e therjes me thikë një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Bëhet e ditur se i dyshuari, shtetas i Shqipërisë ka vrarë bashkëshortin e kushërirës dhe ka lënë të plagosur gruan dhe djalin e viktimës.
Krist Mula, vëllai i viktimës thotë se i dyshuari kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e viktimës.
“Kam njoftuar policinë për ngjarjen, ajo ka ardhur më vonë dhe ka gjetur vëllain pa shenja jete. Kryesi i rastit ka ikur. Ai ka qenë duke qëndruar si mysafirë të vëllai. Më duket ka qëndruar katër apo pesë ditë. Ka fjetur në katin e dytë bashkë me familjen tonë tamam si familjarë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Krist Mula.
I dyshuari është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe ai është shtetas i Shqipërisë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.
“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore. Njëri nga të plagosurit është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Graishta.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...