Krijimin i qeverisë së re të Kosovës është në dorën e Gjykatës Kushtetuese.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas koalicionit të arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës do ta mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht përgjigjes, raporton Arbresh.info.
Kështu ka thënë nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila në një intervistë për portalin arbresh.info e quajti koalicion të sinqertë, i ndërtuar në baza të sinqerta.
“Ne do ta mirëpresim vendimin e Gjykatës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe partitë e tjera do ta mirëpresin vendimin. Ne kemi respektuar vendimin e gjykatës, as nuk i’u është bërë ndonjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi respektuar të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese deri më tani” tha ajo.
E pyetur se sa beson qe do të jetë i gjatë ky koalicion dhe kjo qeveri duke pas parasysh rrethanat që është krijuar, Kadrijaj tha këtë qeveri e presin punë të mëdha.
“Tani nuk mund të parashikohet. Le të formohet kjo qeveri dhe le të merret me punët dhe përgjegjësitë sidomos tani. E presin detyra të rënda. Besoj do të ja arrimë.”
Ajo tha se AAK do t’i respektoj pikat e marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.
“Është një koalicion i sinqerte dhe është lidhë në baza të sinqerta, do të punojmë dhe do ti përmbahen marrëveshjes së arritur nga partitë e koalicionit”, ka deklaruar ajo.
“Askush nuk e ka menduar që pas shumë stërmundimeve koalicioni që është arrit mes VV dhe LDK do të mund të prishet pas 50 ditëve dhe kjo u pa nga veprimet që u bënë për mos harmonizimin e partnerëve të koalicionit. Ne kemi arritur një marrëveshje të bashkëpunimit me LDK-në, po presim që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin tani pas suspendimit që iu ka bërë dekretit të presidentit” tha ajo në një intervistë për arbresh.info.
Kujtojmë, se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar deri më 29 maj zbatimin e dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës./ arbresh.info/
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4