Qeveria e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje për raportimin për planin e një atentatit të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në vitin 2021.
Sipas Qeverisë, ky lajm nuk ishte përhapur për të mos bërë panik dhe për të mos shkaktuar destabilizimin e vendit.
Në një prononcim për arbresh.info eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava tha se aftësitë e shërbimeve profesionale të sigurisë vërehen kur zbulohen ende pa u kryer ato.
“Çështja e sigurisë të qytetarëve në një shtet, varet nga shërbimet profesionale të sigurisë, sikur që janë Ushtria (FSK), Policia dhe AKI, dhe shërbime tjera institucionale që janë në shërbim të popullit, e kur ato shërbime profesionale sikur që janë Ushtria dhe Policia janë të stërvitura mirë, dhe me kompetencat që ua mundëson ligji, e jetësojnë Kushtetutën e shtetit dhe ligjet e saja në fuçi, e që janë në hap me kohën dhe që janë në shërbim të popullit. Aftësitë e shërbimeve në fjalë vërehen kur vepra kriminale të planifikuara zbulohen ende pa u kryer ato, por që janë në plan me u krye, prandaj këto shërbime kur nga intuita dhe angazhimi i tyre i zbulojnë ato vepra terroriste që janë në planë me u krye, i parandalojnë ato vepra, dhe atëherë është e kuptueshme se kemi të bëjmë me shërbime të perfeksionuara dhe të afta në shërbim të popullit”, deklaroi Tërnava për arbresh.info.
Tutje Tërnava shtoi se në këtë kohë lufte mund të pritet përkeqësim i situatës nga shtetet armiqësore të Kosovës të cilat planifikojnë destabilizimin e vendit.
“Në këto kohëra tani mjaft të trazuara në regjion e më gjerë, e sidomos kur tani Rusia e sulmoi Ukrainën dhe në regjion po mbretëron një atmosferë luftarake, tani gjithçka mund të pritet në përkeqësimin e situatave si politike ashtu edhe luftarake, sidomos kur ne ende kemi mosmarrëveshje dhe situata konfliktuoze mes Serbisë dhe shtetit tonë. Luftëra speciale që udhëhiqen nga shtetet e orientuara armiqësisht ndaj shtetit tonë, planifikojnë që në çdo mënyre me e destabilizu Kosovën, çoftë edhe me akte terroriste ndaj udhëheqësve të shtetit tonë”, deklaroi Tërnava.
Sipas tij, në këtë situatë të komplikuar mes Kosovës e Serbisë, kjo e fundit dëshiron me i arrit qëllimet e veta dhe mund të ndodh që të planifikojnë ndonjë akt terrorist edhe pse i dyshuari që doli nga dokumentet e publikuar nga hakeret në Shqipëri është Prek Kodra.
“Në një dokument të publikuar këtë të hënë nga hakerët, i cili dyshohet së është marrë nga e-mail i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar në vitin 2021, Gledis Nano, dhe si i dyshuar për këtë akt terrorist ishte, Prek Kodra, e që ata që merren me këto vepra terroriste, e sidomos kur bëhet fjalë për përgatitjen e akteve terroriste ndaj burrështetasve shtetërore sikur në këtë raste ndaj kryeministrit Kurti, dhe të tjerëve deputetit, Xhavit Haliti anëtar i kryesisë së PDK-së, dhe ish anëtari i SHIK-ut, Ismet Haxhaj dhe pjesëtar i UÇK-së. Në këto situata të trazuara dhe të komplikuara kur po udhëhiqen bisedimet për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, e kur shërbime sekrete të huaja janë të involvuara në këto aktivitete, pala e pakënaqur në këto bisedime e që është Serbia, donë me i arrit qëllimet e saja në këto bisedime, edhe mund te ndodhe që të planifikojnë ndonjë akt terrorist apo çrregullime-trazira për t’i arrit qëllimet e tyre për përfitime të pjesëve të territorit të Kosovës, dhe politikave tjera për të cilat janë të angazhuar që t’i arrijnë”, potencoi Tërnava.
Ai në vazhdim u shpreh se këto plane për atentat marrin fund me zbulimin e tyre sepse niveli i mbrojtjes rritet megjithatë Tërnava shtoi se shërbimet sekrete duhet të jenë vigjilentë dhe të përkushtuar.
“Megjithatë kur shërbimet sekrete i zbulojnë ato plane terroriste të shërbimeve të huaja informative, në praktike gjithçka merr fund për realizimin e tyre. Sepse, dekonspirimi i atyre veprave i kontribuon ngritjes se nivelit të mbrojtjes nga ato vepra terroriste. Megjithatë, duhet që shërbimet tona sekrete të jenë vigjilente dhe të jenë aktive në zbulimin e rasteve të tilla, dhe të jenë të pranishme gjithandej. Sepse në këto rrethana preventiva luan rrolin e vet të posaçëm kundër akteve terroriste, sikur që po përfolën për planet terroriste ndaj udhëheqësve tonë. Prandaj kur i kemi parasysh shtetet që janë armiqësisht të orientuara ndaj udhëheqësve të shtetit tonë, e që ata i planifikojnë veprimet terroriste që t’i ndërmarrin ndaj kryeministrit Kurti apo të tjerëve, policia duhet ta ngrite nivelin e gatishmërisë së intervenimit dhe të jenë non-stop vigjilent dhe të përkushtuar në mbrojtjen e tyre ndaj personave udhëheqës të shtetit të cilët ata i ruajnë dhe janë në përcjellje të tyre, si në këtë rast kryeministrin Kurti dhe të tjerët që u përmendën. Ose, mund të planifikohen edhe raste ndaj të tjerëve udhëheqësve të shtetit tonë, për likuidime që munden të ndërmarrin shërbimet sekrete të orientuara armiqësisht ndaj shtetit të Kosovës, prandaj pjesëmarrësit e policisë për sigurimin e udhëheqësve të shtetit duhen të jenë gjithnjë në formë të mirë nga stërvitjet dhe ushtrimet kondicionalë që ata ushtrojnë, sikur kondicionet fizike apo përgatitje dhe stërvitje me armë që ushtrojnë, të cilat armë ata i bartin gjatë përcjelljeve të burrështetasve të shtetit sikur që janë në situata të ndryshme si: Kryetarja e shtetit, Kryeministri apo ministra etj”, tha tutje eksperti i sigurisë Tërnava për arbresh.info.
Krejt në fund Tërnava shtoi se Policia e Kosovës është mjaftë mirë e përgatitur dhe liderët udhëheqës janë mjaftë mirë të mbrojtur.
“Udhëheqësit e shtetit gjithnjë janë të përcjellë nga Policia e Kosovës e që ai njësit është i veçantë që merren vetëm me përcjellje të udhëheqësve të shtetit. Prandaj ky njësit është mjaft i përgatitur, prandaj edhe këta lider udhëheqës janë mirë të mbrojtur gjithandej ku ata lëvizin, dhe angazhimin policëve në përcjellje të liderëve në fjale varion nga nevoja e angazhimit të tyre, dhe planeve që i kanë me i realizu, gjë që në këtë njësit gjithnjë ka polic të përgatitur për këto qëllime, dhe sipas vlerësimeve të situatave, eproret e tyre angazhohen dhe i parashohin armatimin me të cilin duhen të jenë në përcjelljen e liderëve shtetërorë”, deklaroi në fund Tërnava.
Të hënën mediat në Shqipëri kanë raportuar se në vitin 2021 është planifikuar vrasja e Albin Kurtit, dhe disa politikanëve tjerë kosovarë.
Por, reagimi i Kurtit ishte i menjëhershëm dukë thënë se nuk e frikësojnë plane të tilla dhe se ndihej i sigurtë.
“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”, ka thënë Kurti./arbresh.info/Ejona Hyseni/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...