arbresh.info pak minuta më parë ka raportuar se kandidati i vetëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës është Shpejtim Bulliqi.
Por Bulliqi nuk ka dashur të komentoj këtë.
Ai në prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se nuk kam shumë informacione teksa ka kërkuar t’i drejtohemi qendrës.
“Ju veç e paski marrë informacionin, Qendra mund të jap informacione, unë nuk kam më shumë”
E se Bulliqi është kandidati i vetëm për kryetar të komunës së Podujevës për arbresh.info e ka konfirmuar sekretari i qendrës në këtë komunë., Bahri Selimi.
“Kandidati i vetëm në listë është Shpejtim Bulliqi”, ka thënë ai.
Selimi ka shtuar se Bulliqi duhet të marrë 51% të votave për tu nominuar zyrtarisht për kandidat nga Vetëvendosje.
“Bulliqi është i vetëm mirëpo për të qenë kandidat i VV-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të marrë 51% të votave të anëtarëve prandaj nuk është zyrtare dhe nuk dihet deri të bëhet numërimi i votave”, ka thënë ai.
Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë për kandidat për kryetar të Komunës janë hapur sot në orën 10:30 dhe pritet të përfundojnë në orën 17:00./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...