Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj ka folur pas takimit me Isa Mustafen dhe Fatmir Limajn.
Haradinaj ka deklaruar se nuk e kanë diskutuar postin e Presidentit, dhe se nuk ka treguar nëse PDK-ja, do ta votojë për President, pas takimit që ka zhvilluar gjatë së enjtes me Kadri Veselin e Hashim Thaçin, shkruan Arbresh.info.
“Takimi ishte për agjendë të përbashkët për ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe për buxhetin. Kemi patur diskutime në vazhdimësi. Kësaj here ka të bëj me nevojën që të mobizliohemi me seancë të jashtëzakonshme për kalimin e ligjit për Rimëkëmbje dhe Ligjin për Buxhetin” ka thënë Haradinaj.
I pyetur nëse do ta ketë përkrahjen e PDK-së për president, Haradinaj ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm me Veselin.
“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me PDK-në dhe kryetarin Veseli, por nuk kemi ende ndonjë rezultat të caktuar. Mendoj që Kosova gjithmonë ka qenë me drejtësinë dhe ligjin. Drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejt të UÇK-së. Shpresojmë se nuk do të ketë konfirmim të aktakuzave. Duke besuar në drejtësi e ligj, ne do përkrahim gjithë qytetarët e Kosovës që mund të përballen me Gjykatën Speciale” ka thënë Haradinaj
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...