Google ADS

Flet Qëndron Kastrati për futjen e xhandarmerisë serbe në një fshat tjetër të Kamenicës

12:35 | 5 Tetor 2020
V. S.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati nuk është në dijen se në fshatin Kikë, sot kanë hyrë xhandarmeria serbe.

I pyetur nga portali, arbresh.info, lidhur më shqetësimin e banorëve të kësaj pjese, Kastrati ka thënë se kufirin e menaxhon Policia dhe se nuk është në dijeni për këtë zhvillim.

“Jo deri më tash nuk kam informata se xhandarmeria serbe kanë hyrë në fshatin Kikë. Zakonisht policia kufitare e vlerëson situatën, deri tash nuk kamë  informatë po e dëgjoj prej jush”, ka thënë Kastrati.

Ndryshe, nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe është futur në territor të Kosovës, njëjtë ndodhi edhe muajin e kaluar, ku e njëjta xhandarmëri është parë në fshatin Karaçevë të po kësaj komune./arbresh.info/

 

Pas Karaçevës, xhandarmëria serbe futet në një fshat tjetër të Kamenicës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme