Pronari i firmës për përpunimin e plastikes “Pëllumbi” e cila është djegur sot, Gani Krasniqi ka thënë se dëmet që i janë shkaktuar nga djegia janë të mëdha.
Krasniqi tha se vlera e dëmeve shkon deri në 350 mijë euro, shkruan arbresh.info.
“Kjo fabrikë ka punuar që 16 vite me plastikë. Kanë qenë 11 punëtorë të rregullt në punë që e kanë mbajtur familjen me paga nga këtu. Dëmet janë shumë të mëdha. Mendojmë mos me ndërpre këtë punë. Mendojmë me fillu prapë. Nuk guxojmë të ndalemi sepse kemi obligime si firmë. Ka qenë biznes familjar, me mund e kemi bërë por ndodhi qka ndodhi”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shpjeguar se djegien e fabrikës e ka vërejtur i pari djali i tij rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Krasniqi ka thënë se nuk është hera e parë që ndodh kjo në fshatin e tij pasi edhe dy shtëpi të tjera janë djegur para pak kohësh.
“Do të kërkojmë dëmshpërblim sepse asnjë makinë nuk ka qenë në funksion kur ka filluar të digjet objekti”, ka shkruar Krasniqi.
Afrim Gjeli nga Zjarrfikësit e Drenasit tha se zjarri i shkaktuar në këtë fabrikë është i përmasave të mëdha.
“Informatën fillimisht e kemi marrë pas orës 3 të mëngjesit. Me marrjen e informatës kemi veptruar për lokalizimin e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz. Prej orës 3 të mëngjes jemi duke u përpjekur për të shuar zjarrin”, tha Gjeli./Arbresh.info.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...