Edhe sot është duke vazhduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në rastin e njohur “Brezovica”.
Prokurori i rastit, Rasim Maloku për arbresh.info ka bërë të ditur detajet e aksionit të sotëm.
Ai tha se sot po vazhdon aksioni në zonën e dytë ende nuk ka filluar sekuestrimi, ndërsa pritet që sot gjatë ditës të përfundojë.
“Sot është duke vazhduar aksioni edhe në zonën e dytë. Dje nuk ka mundur të përfundojë për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa sot besojmë se do të përfundojë aksioni i zonës së dytë dhe pastaj shohim për veprimet e mëtutjeshme”, u shpreh Maloku.
Prokurori po ashtu bëri të ditur se aksioni do të vazhdojë deri sa të sekuestrohen të gjitha shtëpitë e zonës së dytë në Parkun Kombëtarë “Sharri”. Kasim Gërbeshi/arbresh.info/
LEXO EDHE
Aksioni “Brezovica”, vazhdon edhe sot sekuestrimi i vilave – Arbresh.info
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...