Flet Përparim Kryeziu, tregon me kë do të shkojë VV në zgjedhje

09:23 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje zgjidhje i she si mundësi të vetme për tu kthyer në qeveri.

E, duke parë krejt këtë gjendje Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi është duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet jashtëzakonshme, por që nuk janë fortë të sigurt për partnerin e tyre në opozitë PDK-në, nëse do të votojë kundër qeverisë Hoti.

“Kërkesa jonë është argumentua qartë fillimisht ne kemi thënë se zgjedhjet duhet ndodhur pas rrëzimit të        qeveris Kuti. Pika kushtetues e parasheh këtë. Gjykata Kushtetues ka shkaktuar një precedent të pazakontë tash e kemi një qeveri jo legjitime dhe s’mund te shtyj përpara as një projekt. Ne konsiderojmë që nevoja për zgjedhje nuk është veç kërkesë. Nuk mund të komentoj se cilat janë gatishmëritë e PDK-së, por ne vazhdojmë të çnderojmë të paluhatshëm në kërkesën për zgjedhje”.

E, në rast se dëshira dhe kërkesa e tyre realizohet, Lëvizja Vetëvendosjes pritët të shkojë e vetëm në zgjedhje.

“Sondazhet e fundit kanë treguar se Vetëvendosja si e vetëm ka 56 mandate apo ulëse nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel kjo e benë VV partin më të madhe në Kosovës. Vetëvendosje edhe ma herët s’ka pas nevojë për koalicione parazgjedhore. Qytetaret e kanë të qartë opsionin e  tyre”, ka thënë për Arbresh.info.

Për VV-në, Lista Serbe po shihet si faktori kryesor i qeverisë Hoti.

Përparim Kryeziu nga VV-ja, thotë se zëvendëskryeministri serb, Goran Rakiq, nuk i respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës por ato të Serbisë.

“Qeveria Kurti ishte qeveria e vetme që nuk u varë nga Lista Serbe krejt kjo u përmbys nga ata që nuk e pranonin rezultatin  6 tetorit. Ne tash kemi një qeveri jo legjitime dhe e varur nga votat e Listës Serbe. Kemi një qeveri që heq dorë nga parimi i reciprocitetet dhe që suspendon përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtarë. Kemi një qeveri që i është hapur plotësisht Serbisë dhe si rrjedhojë kemi deklaratat e Goran Rakiqit ku thotë se merr vendim njëjtë sis strategjia e Serbisë. Kjo flet se në cilën pik kjo Qeveri e ka sjell Kosovën ku një zv. kryeministër që nuk e njeh Kosovën dhe merr vendime për Kosovën brenda Republikës së Kosovës”.

Për më shumë kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme