Ishte gjithmonë krahu i djathtë i kryeministrit Albin Kurti.
Xhelal Sveçla, madje është ndër të parët anëtarë e themelues edhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa kur Albin Kurti, mori postin e kryeministrit, Sveçla, ishte edhe në takimet e para me diplomatë të huaj.
Por, ai nuk do të shërbej në kabinetin e kryeministrit të Kosovës.
Xhelal Sveçla, është zëvendës ministri i parë që është emëruar në këtë funksion nga Albin Kurit.
Ai do të shërbej si zëvendësministër i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme e Administratës Publike.
E një ditë pas këtij vendimi të kryeministrit, Xhelal Sveçla është akomoduar në një nga zyrat më të rëndësishme në MPB.
Ndërkohë në një prononcim për T7, ai ka thënë se do të punojë ngushtë me Ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun.
Por, Xhelal Sveçla nuk do të jetë zëvendësministri i vetëm në këtë ministri.
Tek pasi që të bëhet emërimi edhe i dy zëvendësministrave të tjerë, do të dihen edhe përgjegjësit konkrete që do të ketë secili.
Ndërkohë, në qeverinë e Albin Kurtit pritet të emërohen edhe mbi 33 ministra të tjerë.
PDK mban konferencë për media
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...