Muhamed Maliqi nga fshati Kruishtë i komunë së Lipjanit ka rrëfyer për Arbresh.info detaje nga dita e varrimit të viktimave të masakrës së Reçaskut.
Ndonëse me rrezik, ai në momentin që mori vesh që të nesërmën do të bëhej varrimi, ai vendosi që të merrte pjesë.
Në një prononcim për Arbresh.info, Maliqi ka treguar se ka udhëtuar 6 orë në këmbë duke nzgejdhur rrugë të sigurta vetëm që të marrë pjesë në varrosjen e 45 viktimave.
“Ka qenë një varrim masovik, qysh rrallë mundesh me pa në kohën e lirë. Ka prezantu edhe ambasadori Walker, ka mbajt fjalë rasti aty, i pikëlluar si gjithë ne të tjerë.”
Ai ka falënderuar ambasadorin William Walker për prezencëne tij për çdo vit në Reçak.
“Ëshë miku më i madh që ka pasur shqiptaria ndonjëherë.”, u shpreh Maliqi.
Ndër të tjera, ai falënderoi edhe UÇK-në.
Maliqi u shpreh i brengosur që ndonëse kanë kaluar 25 vite, asnjë nga kriminelët nuk është dalë para gjyqit.
Ndër të tjera, ai kërkoi që nxënësit të mësojnë më shumë për luftën e fundit në Kosovë.
“Akoma nxënësit tanë nëpër shkoll, 25 vite pas luftës, nuk en mësojnë një orë të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës domethënë komplet një orë. Por me pasë me u notu në ato orë të historisë për luftën e fundit dhe luftat tjera.”, tha ai.
Maliqi për Arbresh.info thotë se historia po harrohet.
Për më shumë ndiqni videon:
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...