“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Kjo deklaratë e tij e bërë në Facebook të martën në mbrëmje, i kushtoi ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku me futje nën hetim nga
Prokuroria Speciale, me urdhër të së cilës, ai u intervistua sot nga Policia e Kosovës.
Rreth asaj se cfarë ka deklaruara Klinaku gjatë intervistimit të tij në polici, tregon për Arbresh.info, mbrojtësi i tij, avokati, Ramë Dreshaj.
Dreshaj, tha se deklarata e klientit të tij, është nxjerr nga konteksti.
Sipas tij, para se të postonte këtë deklaratë, Klinaku kishte marrë një mesazh nga një anëtar i Vetëvendosjes i cili i kishte thënë se e ka votuar këtë Qeveri, por është zhgënjyer dhe do të iki jashtë shtetit, do ta lëshoj Kosovës. Dhe për këtë, Klinaku i revoltuar ka bërë postimin e tij”, tha Dreshaj.
Mbrojtësi i Klinakut, arsyeton ushtruesin e kryetarit të OVL UÇK-së, që sipas tij, ai nuk ka thënë do ta vras e as që ka me vra.
“Unë thash para hetuesve që paske harru edhe Avdullah Hotin është desht me shti. Me autorizim Prokurorisë Speciale e kanë intervistuar sot Klinakun. Është e vërtetë që i ka qëndruar asaj që ka postuar mirëpo në mënyrë detale precize kanë dhënë arsyetimin pse e ka postuar atë tekst. Është nxjerrur gabimisht nga konteksti fjala me vra Albin Kurtit. Si është deklaruar ky një anëtari i Vetëvendosjes i ka thënë Klinikut se e kam votuar këtë Qeveri por jam zhgënjyer dhe dua të iki jashtë shtetit dua ta lëshoj Kosovës. Dhe për këtë ai bënë postimin duke thënë “Ma para e vras Albinin se e lëshoj Kosovën”, nuk ka thënë do ta vras e as kome vra”, tha Dreshaj.
Gjatë ditës së djeshme, Klinaku ka ndarë në rrjetin social në Facebook, një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, dhe kjo ka ngjallur shumë reagime tek publiku./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...