Gazetari dhe drejtori i Gazetës Online “Insajderi”, Parim Olluri është sulmuar para pak momentesh në rrugën “Bajram Kelmendi”.
Sulmin ndaj tij për portalin Periskopi e ka konfirmuar vet Olluri, i cili tha se në momentin e sulmit ka qenë me të fejuarën e tij, e cila për shkak të shqetësimit nga sulmi tani po merr trajtim mjekësor.
“Unë kam lëndime të lehta, mirëpo e fejuara është shqetësuar dhe tani po merr infuzion”, theksoi ai për Periskopin.
Olluri tha se nuk i ka njohur sulmuesi dhe as nuk është i sigurt për motivet e sulmit.
I pyetur nëse sulmi ishte i motivuar për shkak të një shkrimi autorial të publikuar në Insajderi së fundmi, me titullin “Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar”, ai shprehi besimin se ky do të mund të ketë qenë motivi.
“Po dyshoj se sulmi ndodhi për shkak të shkrimit të fundit. Mendoj se sulmuesit janë dërguar nga dikush. Pas publikimit të shkrimit ka pasur komente kërcënuese, edhe në Insajder”, theksoi Olluri.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja