“Edhe Kosova mund të jetë e rrezikuar nga këto sulme”.
Ky është mendimi i njohësit të çështjeve të sigurisë në vend, Nuredin Ibishi.
Sipas Ibishit, rrezikshmëria për Kosovën mund të vijë nga emigrantët e ndryshëm që Kosovën po e përdorin si korridor për vendet e Bashkimit Evropian.
Ai në një përgjigje për arbresh.info, ka ngritur shqetësimin se si në vendin tonë këta persona qarkullojnë të lirë dhe s’ka kufizim të lëvizjes së tyre.
“Ne aspektin e sigurisë duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë. Në kontekstin e sigurisë duhet të trajtohen me ndjeshmëri pasi që këta persona mund të jenë të përfshire në shtetet islamike dhe mund të sjellin problemi jo vetëm Kosovës, por edhe rajonit. Është e papranueshme të jenë të lirë pasi i shohim gjithë andej dhe kanë bë kontaktet e ndryshme, prandaj shteti duhet të jetë ma rigoroz në trajtimin e tyre e në veçanti në aspektin e sigurisë. Pasi që siguria duhet të jetë e para në këtë rast”.
Ibishi thotë se institucionet përkatëse në mbrojtje të sigurisë së vendit duhet të jenë më vigjilente.
“Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme edhe Qeveria duhet të marrin masa, duhet t’i paraprijnë kësaj gjendjeje, të këmbejnë informacione edhe të jenë shumë vigjilentë në këtë kohë kur ka fillua një valë e re e sulmeve si në Francë, ashtu edhe në Vjenë. Duhet të merren masat paraprake, pasi vendet më të rrezikuara janë ato ku ka përqendrim më të lartë të njerëzve”.
Ibishi ka edhe një apel për institucionet.
“Shteti dhe t’i trajtojë më seriozisht dhe t’i shikojnë edhe masat për ta në aspektin edhe të lëvizjes së tyre”.
Kujtojmë se të hënën në Vjenë të Austrisë nga një sulm terrorist, mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 15 të tjerë.
Ndërkohë pak ditë më parë edhe në Nisë të Francës pati një sulm të tillë.
Ndryshe për rrezikshmërinë që emigrantët nga vendet e lindjes po shkaktojnë në Kosovë, ka raportuar arbresh.info, ditë më parë.
Vetëm dy javë më herët emigrantët dyshohet se i kanë vënë flakën edhe një xhamie në fshatin Magure të Komunës së Lipjanit aty ku gjendet edhe Qendra për Azil./V.Selimi/arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë