Google ADS

Flet mysafiri i parë nga Kosova që Abazoviq e priti në zyrën e tij

18:20 | 29 Prill 2022
L G

Naim Murseli, këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është takuar sot me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Për këtë vizitë, Murseli ka dhënë detaje në Frontal.

Sipas tij, Abazoviq është një njeri punëtor dhe dinamik.

“Sigurisht që kjo është një arritje e madhe për të por edhe për popullin shqiptar i cili sot ka kryeministrat shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe në Mal të Zi. Takimi ishte shumë i mirë, miqësor. Z. Abazobioq është një intelektual i madh, patriot, një punëtorë i madh. Është shumë dinamik”, ka thënë ai.

Më tutje, Murseli tha se në Podgoricë sot ka shkuar për ta uruar kryeministrin malazez, në pamundësi që Pacolli të shkojë atje.

“Unë jam këshilltar i z.Pacolli. Ai mbrëmë ishte i pari që e uroi z.Abazoviq për postin e rëndësishëm. Pasi z.Pacolli ishte sot në Shqipëri në takim me kryeministrin Rama, unë udhëtova për në Podgroicë për ta takuar z.Abazoviq dhe për t’ia uruar fitoren”, deklaroi ai.

Të ngjashme