23 vjeçari Florenc Beqiraj ditë më parë tronditi opinionin shqiptar.
Kjo pasi që ai u rrah pa mëshirë në burgun e Marsejës.
Për rastin e tij ka folur motra Florenca Beqiraj e cila ka kërkuar ndihmë për të vëllain.
Ajo për Arbresh.info ka thënë se gjendja e tij vazhdon të jetë njësoj dhe se do të marrin avokat për të zbardhur ngjarjen.
“Gjendja tij është akoma njësoj. Ne do të gjejmë një avokat për të zbardhur ngjarjen. Dhe mos të hiqen aparaturat. Duhet të paguhet oksigjeni”, ka thënë ajo.
Më tej Florenca e pyetur nëse kanë kontaktuar me ambasadën shqiptare në Francë, ajo ka thënë se u është premtuar ndihmë, por asgjë deri tash.
“Na kanë thënë do ju ndihmojmë, por asgjë deri tani”, është shprehur ajo.
Ndërsa më herët kishte bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale.
Sipas burimeve diplomatike të portalit arbresh.info rrahja brutale e 23-vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj nga Shkodra në burgun e Marsejës në Francë është bërë nga bandat arabe, të cilat kontrollojnë një pjesë të atij burgu./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...