Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srdan Darmanovic ka thënë se për vendin e tij tema e demarkacionit është e mbyllur. Ai ka thënë se Podgorica beson në kapacitetin e institucioneve dhe se do të pres me durim zgjidhjen e kufirit me Kosovën.
Gjatë një debati me titullin “ora e qytetarëve”, Darmanovic ka thënë se sa i përket demarkacionit ,Mali i Zi, nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe këtë të sotmen, shkruan Express.
“Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllur dhe nuk do t’i kthehemi më. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën” ka thënë ai.
Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë –çështjen e Prevllakës, por, sipas tij, një marrëveshje e përkohshme është duke funksionuar shumë mirë. “Ne duam të zgjidhim këtë me rrugë bilaterale, nëse nuk shkojmë në mekanizma ndërkombëtarë që janë të njohur. Duhet t’u besojmë mekanizmave të së drejtës ndërkombëtarë. Kjo çështje nuk do t’i cenojë raportet tona” ka thënë Dermanovic duke iu referuar kontestit me Kroacinë.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...