Muaji i Ramazanit, sikurse dihet dhe sikurse është theksuar gjithmonë, është muaj i ibadeteve të shumta dhe i ngjarjeve të mëdha.
Ndër ibadetet që bëhen në këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit është edhe sadakatul-vitri, shkruan arbresh.info.
Sipas Hoxhës Labinot Maliqi sadakatul-vitri është obligim që besimtarët ta japin e sidomos për krye familjarin i cili duhet ta jap për të gjithë anëtarët e familjes së tij, në përjashtim për foshnjet e palindura.
Sipas tij vitrat duhet të jepen për secilin anëtarë të familjes edhe për ata që nuk kanë agjëruar edhe për ata që kanë agjëruar.
“Sadakatul vitri është obligim për besimtaret dhe është një lloj pastrimi për çdo lëshim që është bërë gjatë këtij Muaji të Bekuar të Ramazanit dhe është pastrim për agjërimin e agjëruesit dhe është lëmosh dhe ndihmë për të varfërit”, tha Hoxhë Maliqi.
Ai shton se vitrat duhet të jepen në fund të Muajit të Bekuar të Ramazanit dhe afati i fundit që duhet të jepen vitrat është para faljes së namazit të Bajramit.
“Vitrat mund të jepen në secilën xhami ku e ka mundësuar Bashkësia Islame dhe janë bllokat që i posedon çdo imam dhe mund të bëhet pagesa aty dhe pastaj ato mjetet bartën në Bashkësinë Islame ku ata e bëjnë shpërndarjen tek nevojtarët dhe gjithashtu mund të jepen tek të varfrit drejtpërdrejt nga besimtarët”, tha Maliqi.
Sipas tij personat të cilët dëshirojnë të japin vitra mund të blejnë diçka nga ushqimi me ato para dhe mund ta u dërgojnë atë ushqim që është blerë me pakot e vitrave nevojtarëve dhe skamnorëve, familjeve me jetim dhe atyre në përgjithësi që nuk i kanë kushtet mirë.
Sipas Hoxhës Labinot Maliqi minimum i një vitri varet nga gjendja ekonomike e familjes ku pastaj edhe vlera e vitrave mund të jepet në atë mënyrë, por minimum i tyre është dy euro për secilin anëtarë.
“Minimumi i një vitri është nga gjendja ekonomike e familjes pastaj edhe vitrat mund të jepen në atë mënyrë, por minimum i tyre është dy euro për secilin anëtarë”, tha ai.
Rikujtojmë se Pejgamberi (a. s.) ka thënë: “Dora që jep është më e vlefshme dhe më e mirë se dora që merr”./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...