Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur rreth mundësisë për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë politike.
Veseli në konferencën e thirrur për media deklaroi se ka propozuar që partitë politike mos të kenë vija të kuqe mes vete dhe se as ai vetë nuk ka vija të kuqe me askënd, raporton Arbresh.info.
“Mos të bëjmë vija të kuqe me njëri-tjetrin për konsum elektoral”
“Edhe gjatë fushatës kam bërë thirrje për këtë dhe nuk i takoj këtij kontingjenti. Mendoj se fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme pasi kur të fitosh mandatin duhet të mendosh se si do të jesh kur e dorëzon”.
“Unë asnjëherë nuk kam bërë vija të kuqe dhe mendoj se duhet të bëjmë vija të kuqe”, deklaroi Veseli.
Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.
“Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo çka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t’i heqim edhe në situatën e tanishme por edhe kur të vijmë në zgjedhjet e ardhshme për arsye se shumë vështirë po mund të bëjmë zgjidhje, duke izoluar ose duke dhënë ndalesa të bashkëpunimit në disa subjekte politik, sidomos tani situata e cila u krijua para një kohe me paralajmërimin e aktakuzave kundër presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, na sjellë në një situatë të rëndë ku ne duhet më shumë të mendojmë për interesa të vendit sesa për të lidhemi vetëm për interesa partiake. Unë nuk dëshiroj t’i komentoj ato sepse duhet të mbesin çështje të drejtësisë. E vetmja gjë që mund të them është se ne duhet të kemi besim në drejtësi dhe të apelojmë që institucionet e drejtësisë ta bëjnë në mënyrë profesionale, në mënyrë të pandikuar dhe që ta vënë drejtësinë në vend. Unë kam besim të madh në luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në asnjë rast nuk e shoh që gjykata mund ta njollosë përmes veprimeve të saj këtë luftë”, ishte deklarata e Mustafës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...