Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj në një prononcim për arbresh.info ka bërë të ditur se vazhdimi i grevës varet nga Qeveria dhe kërkoi nga ta që të mos vazhdojnë të bëjnë veprime të gabueshme.
“Vazhdimi i grevës varët krejt nga qeveria. Po të dojë qeveria do të ulet sinqerisht dhe të i ik fjalëve e vizitave të paarsyeshme nëpër komuna. E kisha lutë që një pjesë të vogël të asaj kohe ta shfrytëzojnë për dialog me ne. Jam i sigurt se brenda ditës marrëveshja do të arrihet. Lusë qeverinë që të heqë dorë nga veprimet e gabueshme që të shkojë nëpër shkolla etj”, deklaroi Jasharaj për arbresh.info.
Jasharaj qëndrimin e kryeministrit Kurti e sheh si qasje të gabuar
“Nuk mund ta vlerësoj ndryshe vetëm si qasje e gabuar ndaj sindikatave dhe dialogut. Nëse Kurti kërkon ta ngulfat zërin sindikal e ka gabim sepse kjo po shihet edhe në grevën që po zgjatë me ditë”, u shpreh ai.
Për veprimet e ardhshme Jasharaj bëri të ditur se i mbetet anëtarësisë të vendos dhe se ata janë duke e analizuar çdo ditë të grevës.
“Jo për momentin i mbetet anterisë sonë përmes përfaqësuesve të saj pra organeve të SBAShK-ut dhe BSPK-së ta analizojnë situatën dhe jemi duke e analizuar çdo ditë dhe cilado ide që do të jetë e anëtarësisë e që mund të realizohet që është e lejuar me ligj ne do ta realizojmë mirë dhe do të veprojmë sipas zërit tonë, jo vetëm të anëtarësisë por të gjitha sindikatave në BSPK”, potencoi Jasharaj.
Por, si ndihet Kryetari i SBAShK-ut që fëmijët nuk po shkojnë në shkollë?
“Ndjehemi keq edhe un ndjehem edhe më keq kur çarqet e caktuara të lidhura me pushtetin qoftë ata me facebook e të tjerë madje edhe ata me individ të lartë po mundohet të më paraqesin person negativ. Nuk është e vërtetë ne e kemi treguar vetën në vitet e 90-ta”, tha ai.
Jasharaj u shpreh se i kanë dhënë hapësirë Qeverisë Kurti për ta shmangur grevën dhe se deklaratat e tyre janë të pamatura dhe nxitëse
“I kemi dhënë hapësirë Qeverisë Kurti me muaj që të ulet dhe ka patur gjithmonë një qëndrim të gabuar dhe jo tolerant, me deklarata të pamatura me deklarata nxitëse dhe un po them ndjehem keq qe po ndodh më shumë se qeveria e ka këtë qëndrim. Deklaratat e tyre se po ju dhimbsen nxënësit janë deklarata që duan të krijojnë një opinion kudo munden por e kanë të kotë”.
Në fund ai kërkoi nga Kurti që t’i lejë inatet por t’i ftojë në dialog dhe ta zgjedhin problemin dhe e gjithë kjo sipas Jasharit është e gjitha faji i Qeverisë.
“Qeveria Kurti duhet ti lejë inatet e tekat dhe të ulet me ne dhe të na ofrojë zgjedhje të pranueshme të cilët ne me duartrokitje do ta pranonim dhe do të ishin njerëzit më të lumtur, por jo duke më linçuar dhe madje dukë më rrezikuar edhe lëvizjet e mia sepse njerëzit janë emocional dhe është krijuar te një pjesë një bindje se un jam fajtori. Jam fajtor vetëm sepse e mbajë fjalën e anëtarësisë. Edhe qeveria e ka dhënë fjalën dikur që do të jetë në qasje të mira me sindikatat i ka shkelë të gjitha fjalët dhe faji i vetëm, është Qeveria Kurti”, deklaroi në fund Jasharaj për arbresh.info./EjonaHyseni/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...