Bajram Rexhepi që për shumë kë u bë i njohur vetëm si politikan, nuk e donte shumë politikën. Ai ishte i lidhur me profesionin e tij prej kirurgu me të cilin nuk do ta ndërronte me asgjë. E kreu këtë punë edhe atëherë kur jeta e tij vihej në pikëpyetje.
Doktori i luftës, duke rrezikuar veten ua shpëtoi jetën shumë ushtarëve dhe civilëve gjatë luftës në Kosovë. Njëri prej tyre është Demë Ferizi nga fshati Plluzhinë i Skenderajt. Njeriu që u godit me plumb në kokë është ende gjallë dhe kujton historinë me doktorin e tij që tashmë ka ndërruar jetë, shkruan rtk.
Ishte viti 1998 kur plumbat goditën në kokë Ferizin që pakkush besoi se do të shpëtonte.
Por, falë ndihmës së dhënë nga mjeku i luftës, Bajram Rexhepi, ai është ende gjallë për ta kujtuar sot të vdekur doktorin që e shpëtoi.
“Shumë kujt i ka nimu po mu më doket që mas shumti m’ka nimu. Ai i dekun unë gjallë neve na këqyrë boll…”, tha ai.
Demës, i cili ka mbetur me pasoja nga plumbat gjatë luftës, i kujtohen pak momentet kritike të kohës kur ai po luftonte me jetën. Por, i vëllai i tij, Ceni rrëfen për ngjarjen.
“Motra e ka dërguar me kerr nëpër rrugë alternative deri në Mitrovicë atje ku e ka operuar dr, Bajrami Rexhepi…”, tha ai.
Dema është vetëm njëri prej shumë civilëve e ushtarëve të UÇK’së të cilëve doktori u ndihmoi duke e rrezikuar edhe jetën për t’u dalë në ndihmë të tjerëve.
http://www.dailymotion.com/video/x5xrme2#tab_embed
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës