Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi ka folur për herë të parë pas fillimit të punës në këtë post të ri.
Ai ka treguar prioritetet që pretendon t’i ketë gjatë mandatit qeverisës për ndryshimin e gjendjes aktuale në burgjet e Republikës së Kosovës.
Në një intervistë për “Indeksonline”, Thaçi ka thënë se gjatë ditëve në vijim do ta bënë një skanim të gjendjes paraprake me qëllim që ta ketë më lehtë pastaj identifikimin e fushave me prioritet.
Shefi i burgjeve ka treguar edhe arsyen se pse vendosi ta lë Policinë e Kosovës për t’iu bashkuar institucionit në fjalë. Thaçi ka theksuar se përvoja e tij shumëvjeçare në polici ka bërë që të jetë shumë i aftë në krye të detyrës së re.
Drejtori i ShKK-së ka shtuar se në rast se në këtë institucion tentohet të ketë ndërhyrje në vendimmarrje, atëherë sipas tij, përvoja e jashtëzakonshme që ka do t’ia mundëson të tejkalon këto rrethana.
Ndryshe, Thaçi ishte edhe Drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Çfarë veprimesh do të ndërmerrni që në fillim për të ndryshuar gjendjen në burgjet e Kosovës?
Nehat Thaçi: Gjendjen në burgjet e Kosovës e ndryshon faktori njeri, duke zbatuar rregulloret, udhëzimet dhe ligjet tjera valide, konform, praktikave më të mira dhe ligjeve në fuqi. Konsideroj se jo vetëm personeli, por edhe familjet dhe subjektet brenda shtëpive korrektuese duhet të kontribuojnë për gjendjen më të mirë.
A do ta bëni ndonjë skanim të gjendjes/auditim për të parë se ku qëndron ShKK-ja?
Nehat Thaçi: Gjithsesi, ne ditët ne vijim kjo do të jetë detyra ime primare , duke konsultuar të gjithë faktorët relevant , dhe po ashtu me stafin këtu do të kemi një situatë të qartë të gjendjes aktuale, që me pastaj të identifikojmë fushat me prioritet.
Cilat do të jenë prioritetet tuaja për përmirësimin e gjendjes në burgje?
Po siç thash edhe me lartë, fillimisht do të identifikojmë nevojat me prioritet për SHKK-në , pastaj do të përcaktohen prioritetet dhe fushat te cilat kërkojnë veprim të shpejt.
Pse ke vendos të largohesh nga Policia e Kosovës për këtë vend pune?
Jam i mishëruar me punën e Policisë së Kosovës dhe kam konsideruar se përkundër arritjeve të mia, megjithatë, do të vinte një ditë kur duhej t’i them lamtumirë. Arsyet janë subjektive, dhe jeta ime në uniformën e Policisë së Kosovës, është e lidhur ngushtë me emocionet e mia, kujtimet e mia më të dashura, që me ka bërë dhe përgatitur ky qe jam , duke mos hezituar të ballafaqohem me çfar do sfide. Të qenët në krye të një institucioni si Shërbimi Korrektues, konsideroj se është po aq afër me detyrat e mia të mëhershme, madje edhe sa i takon aspekteve profesionale, kompetencës dhe aftësive tjera, por me përmbajtje të re.
A konsideroni që gara për drejtor të ShKK-së ka qenë korrekte dhe se vërtete keni qenë kandidati më i mirë në garë për këtë pozitë?
Nehat Thaçi: Unë kam konsideratën më të lartë për emrat që kanë qenë në listën e ngushtë. Falë transparencës, sot, gati çdo vend i punës zgjon kureshtje, madje edhe debate. Nuk do të thosha se është mirë që konkursi të shihet një dyluftim. Edhe emrat që kanë qenë jashtë listës së ngushtë janë për respekt. Mendoj se kemi dhënë dëshmi të mjaftueshme, jo vetëm para panelit intervistues por edhe në opinion për cilësitë e secilit kandidat. Modestia ma thotë se vendimi nuk ka qenë i lehtë as për komisionin.
A do të ketë ndikim të politikës në vendimmarrje në Shërbimin Korrektues të Kosovës?
Nehat Thaçi: Unë, jam krenar me të kaluarën time në Policinë e Kosovës. Krenar me burra e gra që me krenari dhe dinjitet bartin uniformën e Policit në Republikën e Kosovës, duke u ballafaquar me sfidën e sundimit të ligjit, andaj, ajo përvojë e jashtëzakonshme, tashmë edhe në punën time të re lehtëson ato rrethana nëse krijohen
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga