Google ADS

Flet Hoxhaj| Nga kanë ardhur sulmet kibernetike ndaj institucioneve të Kosovës?

08:15 | 17 Shtator 2022
L G

Ka disa ditë që Kosova dhe vendet e rajonit janë nën presion të sulmeve kibernetike, që dyshohet se vijnë nga jashtë vendit. Për të parandaluar një gjë të tillë, Kosova do të bëhet me ligj.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike ku kryeministri, Albin Kurti, tha se me Projektligjin në fjalë do të themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike.

Kjo gjë po mirëpritet nga ekspertët e vendit.

Mentor Hoxhaj, ekspert i teknologjisë informative thotë se Kosova është marrë me Siguri Kibernetike në mënyrë të vazhdueshme po përditësimi i ligjit ka qenë mëse i nevojshëm.

“Kosova është marre me siguri kibernetike në mënyrë të vazhdueshme, po përditësimi i ligjit ka qenë më se i nevojshëm. Nuk mjafton vetëm ligji duhet gjithsesi të kemi një siguri dhe strategji nacionale për Siguri Kibernetike të qartë, në të cilën do të merrnin pjesë hartues të këtij ligji. Ekspertët më të mire, vendor e jo vetëm ekspert të institucioneve por edhe të sektorit publik. Pastaj kjo strategji të implementohej dhe të rishikohej sa i përket implementimit dhe mangësitë të cilat i ka”, tha Hoxhaj.

Po ashtu, Hoxhaj tha se sulmet saktësisht mund të dihen se prej cilave shtete kanë ardhur, nga Rusia ose nga Irani.

“Sulmet kanë ardhur nga Bidosi ose pajisje e kidnapuar. Raportimet qe kemi pas se sulmet bidous kanë ndodhur nga disa IP të cilët mund të jenë nga disa shtete dhe disa pajisje te kidnapuara. Dyshimet janë se këto sulme kanë ardhur nga Rusia, Irani dhe shtete të tjera të ngjashme”, përfundoi Hoxhaj.

Kujtojmë se ditë më parë cak i sulmeve Kibernetike ishte Posta dhe Telekomi i Kosovës po ashtu disa ditë më parë edhe Qeveria e Kosovës bëri të ditur se ueb-faqet e institucioneve shtetërore kanë qenë cak i një sulmi kibernetikë./Vjollca Gajraku/arbresh.info/

 

 

Të ngjashme