Google ADS

Flet Hasan Shala| Apeli një “mal” me probleme

10:11 | 13 Shtator 2020
Arbresh.info

Një gjyqtar i Divizionit Civil në Gjykatën e Apelit është i ngarkuar me rreth 700 lëndë, derisa në këtë divizion mbesin edhe nëntë mijë lëndë të pa kryera.

Më mirë nuk qëndron as Departamenti për Çështje Ekonomike, ku një gjyqtarë është i ngarkuar me rreth 150 lëndë, ndërsa aktualisht në këtë departament janë edhe 300 lëndë të pa kryera.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një intervistë për arbresh.info, thotë se që nga shtatori i vitit të kaluar ka bërë kërkesë në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës, të zhvillojë procedurën e rekrutimit për gjyqtarë.

Kjo, për shkak se gjatë vitit 2020, nga Gjykata e Apelit kanë dalur tetë gjyqtarë në pension dhe ende nuk është bërë zëvendësimi i tyre.

“Me organogram janë paraparë 52 gjyqtarë të punojnë në gjykatën e Apelit e ndërsa kërkesa ime është që numri i gjyqtarëve të rritet në dhjetë, pra të shkoj numri deri në 62 gjyqtarë, në mënyrë që mos të pret qytetari, më shumë se një vjet e gjysmë për të ju shqyrtuar një ankesë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për rastet e humbjes së lëndëve brenda apo jashtë objektit të gjykatës.

“Nëse gjyqtari me qëllim ka humbur ose ka vepruar në kundërshtim me ligjin, sigurisht që do të ndiqet penalisht, por nëse nuk ka kurrfarë faji, gjyqtari atëherë është mundësia ligjore të përtërihen shkresat e lëndës”, është shprehur Shala.

Gjykata e Apelit së fundi ka të punësuar zyrtarë që nuk kanë të mbaruar provimin e jurisprudencës, dhe sipas Shalës procesi i rekrutimit për zyrtar ligjor i është bartur Këshillit Gjyësor të Kosovës.

“Shumica e zyrtarëve ligjor që janë pranuar, kanë provimin e jurisprudencës, e prej këtyre 10 që janë pranuar, 6 prej tyre e kanë provimin e jurisprudencës, e nuk është kompetencë e Gjykatës së Apelit të udhëheqë procedurën e rekrutimit, edhe të pranimit të zyrtarit ligjor”, ka thënë Shala.

Ai ka folur edhe për përballjen me pandeminë COVID-19, dhe punën e gjykatës me një staf 70 për qind të reduktuar.

Derisa komenton rastin “Pronto”, ai sqaron se pse nuk janë ndryshuar dy gjyqtarët e kolegjit të Apelit, duke e ditur lidhjen që kanë patur gjyqtarët Burim Ademi e Ferid Osmani me të akuzuarin, Sadat Gashi. Ademi në të kaluarën kishte jetuar me Gashin, ndërsa Osmani ka një lidhje familjare nga ana e bashkëshortes.

Intervistën e plotë e gjeni në video./E.Ballazhi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/3475978609133873

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme