Ish kryeministri i Kosovës, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nga Colmar i Francës, ku po mbahet me një fletëarrest të Serbisë, ka thënë se veprimet e liderëve të sotëm të shtetit fqinj janë të ngjashme me ato të Sllobodan Millosheviqit.
Ai ka deklaruar se për vendimi i gjykatës franceze për ta shtyrë vendimin për të e ka habitur, marrë parasysh se të gjitha procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë përmbyllur, njofton Klan Kosova.
“Jam i habitur me vendimin për shtyrje të vendimit. Edhe ashtu është humbur shumë kohë, për një lëndë për të cilën nuk ka pasur nevojë kaq shumë kohë. Është krejt lojë politike. Burimin kjo lojë e ka në Beograd. Dhe kushdo që e përkrah, ose në një mënyrë e toleron, është gabim. Kjo është ndërhyrje në të gjitha punët e kryera, ose të arriturat e deritanishme”.
Haradinaj më tutje ka theksuar se nuk ka akuzë që e ndal atë t’i shërbejë Kosovës, duke shtuar se rasti i tij, pa marrë parasysh si shihet tani, do të jetë përkujtues për pafuqinë e Serbisë në raport me shqiptarët.
“Unë i shërbej vendit tim, popullit tim. Unë do t’i mbetem besnik kësaj agjende, pa marrë parasysh si do t’i qaset dikush rajonit. Kjo është ndërhyrje direkte në zhvillimet tona të brendshme politike. Është një e padrejtë që po më bëhet mua, Kosovës, shqiptarëve”.
“I mbaj mend shefat e sotëm në Beograd, kur vinin t’i takonin shefat e tyre në Hagë. Janë vartës të tyre. Po dëshirojnë t’i vazhdojnë praktikat e dikurshme për të ndërhyrë në Kosovë. Unë e kam thënë dhe po e përsëris, që përgjigjen që ua kemi dhënë më 1998-99 do t’ua japim gjithmonë nëse duan t’i fusin duart në Kosovë. Interesat serbe në Kosovë do të dobësohen. Këta po e bëjnë atë që e ka bërë Sllobodan Millosheviq, që duke qenë ambicioz i madh ka shkatërruar shumëcka”.
“Të gjithë materien që e kanë e kanë dorëzuar në Hagë. Ata po vazhdojnë më avazin e vjetër: “S’ka lidhje cka thotë Haga, ka lidhje cka themi ne”. Kjo është një etapë që po e kaloj, që nuk do të ketë asnjë ndikim mbi mua, por do t’ia kujtojë Serbisë se nuk kanë asnjë ndikim mbi shqiptarët”.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...