Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i vendit dhe ish-lider i OBRM-PDUKM-së, theu heshtjen pas shpalljes së vendimit për dënimin e tij me dy vite burg, për lëndën “Tanku”.
Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Gruevski shkruan se duhet mbajtur kokën lartë, dhe se ky është vendi i qytetarëve.
“Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat.
Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira.
Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër.
Ju vendosni. Të jetoj Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...