Në një intervistë për arbresh.info, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend, të cilat kanë ngritur polemika nga të gjitha qarqet politike, shkruan arbresh.info.
Musliu ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, për të cilën çështje sipas saj, Qeveria e Kosovës fatkeqësisht nuk ka tregu seriozitet.
“Unë mendojë që Kosova duhet të jetë e përgatitur për dialogun, duhet ta trajtojë me seriozitet, duhet të jetë transparente ndaj qytetarëve të Kosovës. Sa i përket dialogut, ajo çka varet prej Kosovës duhet ta bëjë Kosova. Deri më tani Qeveria e Kosovës fatkeqësisht nuk ka tregu seriozitet në asnjë temë tjetër, edhe në dialog, herë duke e vënë si prioritet të shtatë e herë duke e pru sikur dialogu të jetë top prioritet”, tha Musliu për arbresh.info.
Në lidhje me skandalin e fundit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, deputetja e PDK-së tha se shteti i Kosovës do duhej ta tërhiqte ambasadori deri sa të zbardhet e vërteta e këtij skandali.
“Tashmë me, apo pa fajin e tij, kredibiliteti i ambasadorit të Kosovës është ndër zero dhe më së pakti Kosovës i duhet një ambasador pa kredibilitet. Unë mendoj që shteti i Kosovës në afat rekord do të duhej ta tërhiqte ambasadorin deri sa të dilte e vërteta lidhur me lajmet që po qarkullojnë. Unë mendoj që nuk i bënë nder as vetë ambasadorit që të vazhdojë tutje punën e tij si ambasador, por nuk i bënë nder as Kosovës”, shprehet Musliu.
Ajo gjatë intervistës për arbresh.info foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e që sipas saj, kjo nuk varet krejt nga Kosova.
“Tanimë ky fakt nuk varet nga Kosova. Edhe qeveritë e kaluara kanë punuar shumë në këtë drejtim, por edhe Qeveria e vendit duhet të punojë shumë. Ajo çka varet prej Kosovës është që t’i kryej detyrat dhe të jetë e përgatitur për momentin kur do të vijë që ne të anëtarësohemi. Unë mendojë që edhe organizatat ndërkombëtare duhet të reflektojnë karshi situatës së momentumit të krijuar tani në Ukrainë, por gjithsesi Kosovën mos ta privojnë nga kjo e drejtë e anëtarësimit”, tha Musliu.
Tutje deputetja e PDK-së foli edhe për iniciativën e tërheqjes së Trustit, mos votimin e Komisionit Hetimor, e po ashtu edhe për zgjedhjet në Francë që pritet të mbahen të dielën./arbresh.info/A.M/
Për më shumë shikoni intervistën e plotë me deputeten Musliu:
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...