Djali i axhës së Visar Behramit i cili ndërroi jetë tragjikisht të hënën në Mitrovicë ka thënë për arbresh.info se ka pas angazhim të Institucioneve për kërkimin e trupit të Visarit.
“Visari ka qenë dje në vendin e punës dhe papritur ka ndërkohë shembja e hotelit. Ka pas një angazhim të madh të Institucioneve, Policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se edhe kanë pas mbështetje nga komuna.
“Edhe kryetari i komunës ka qenë gjithmonë ne kontakt me ne sikurse edhe drejtori i emergjencës, Nehat Bahtiri i cili ka qenë edhe heroi i ditës së djeshme”, ka thënë ai.
Duke mos dashur të flas për fajtorët familjari i Visar Behramit ka thënë se përgjegjësit dihen
“Për shkaqet si ka ndodhë nuk mund të flas por mund të them se ai ka qenë në punë, u shemb dhe e zënë. Nuk kam autorizim, as përgjegjësi qytetare ta akuzoj askënd por përgjegjësit dihen”, ka përfunduar ai
Ndryshe Visar Behrami mbrëmjen e së hënës është zënë nga një pjesë e mureve të shembura të ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë
Pas disa orë kërkimi, pas mesnatës është gjetur trupi i pa jetë i Visari./Arbresh.info/
Lexo edhe: Sot varroset i riu që humbi jetën dje në Mitrovicë
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...