Në mesin e 25 pjesëtarëve të dënuar në grupin e Kumanovës janë edhe 16 kosovarë ku në mesin e tyre me burg të përjetshëm është dënuar edhe Bek Bajra nga Gjilani.
Arbresh.info ka qëndruar në familjen e tij, dhe për të parë nga afër se si e kanë marrë këtë lajm ka folur babai i tij, Idriz Bajra.
Gjykata Penale e Shkupit dje ka dënuar më 746 vjet burg grupin e ashtëquajtur “Kumanova”, ku nga 29 persona sa ishin në këtë grup shtatë pjesëtarëve u është shqiptuar burg I përjetshëm, katër janë liruar nga aktakuza ndërsa të tjerët janë dënuar me vitet sic edhe e ceka më lartë.
Pjesëtarët e grupit “Kumanova”, janë dënuar pasi që Gjykata ka dhënë verdiktin e saj që të njëjtit janë përfshirë në luftimin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 e që sipas Kodit Penal të Maqedonisë janë ngarkuar me veprën penale organizim terrorist.
E para se të merrej vendimi gjykatësja e këtij grupi Artene Ademi ka thënë se nuk pret vendim të drejtë.
Gjatë përleshjes që është zhvilluar në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë në maj të vitit 2015 në mes Forcave të Sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.
Gjatë ditës ka paralajmëruar takim me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, për këtë çështje edhe Ministri i Drejtësisë Ablerad Tahiri.
Përfaqësues politik në Maqedoni po kërkojnë hetim ndërkombëtar për këtë çështje, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Dënimet e shqiptuara nuk janë përfundimtare dhe të njëjtat mund të apelohen nga personat e dënuar përmes avokateve te tyre mbrojtjes.
Sipas ekspertëve, në rast se të njëjtit marrin vendime përfundimtare, kanë të drejtën të paraqesin kërkesë për të vuajtur dënimin në Kosovë, por që këto kërkesa duhet të miratohen nga ana e Ministrive të dy vendeve si e Kosovës ashtu edhe e Maqedonisë, si është parapare edhe në marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar në mes Kosovës dhe Maqedonisë./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...