Flet Fahredin Bytyqi nga konvikti: Nuk dal prej këtu pa ma bo testin

09:07 | 27 Mars 2020
M. A.

Është dita e shtatë e Fahredin Bytyqit nga fshati Sllovi e Komunës së Lipjanit që po mbahet në karantinë në konviktin numër tetë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Bytyqi thotë se nuk do të dalë nga karantina pa ju bërë testi në lidhje me koronavirusin.

“Testet ka gjasë mos me na u bo. Unë jam anku se duhet me ma bo tekstin. Unë nuk dal prej këtu pa ma bo testin”, është shprehur Bytyqi në një intervistë ekskluzive për arbresh.info.

Ai thotë se mjekët dhe Policia e Kosovës në çdo ankesë të tyre i përgjigjen, dhe se i vizitojnë deri në dy herë në ditë.
Bytyqi flet edhe për kushtet e konviktit ku po qëndron.

“Ditën e parë na u ka dokë tmerr, s’kanë pas faj që janë anku. Por, pas ankesave të nesërmen na kanë pru disa gjëra që i kem kërku dhe tash pastërtinë po e mbajmë vet. Ushqimi është shumë i mirë dhe në tri orare na binë. Në dhjetë, në dy edhe në gjashtë”, tregon Bytyqi.

Ai tregon edhe hapësirat ku ata mund të lëvizin.

“Nëpër korridor mundemi me dal, ama veç me dorëza e maska, ama shumë rrallë”, shprehet Bytyqi.

Ai ka një kërkesë për institucionet në lidhje me përsonat e rinj që karantinohen në konvikte.

“Nuk ka nevoj në të njëjtin objekt me i pru ata që vijnë të ri, se mund të infektohemi edhe na. Diku njo 300 veta munden me kon në konviktin numër 8.”

Mesazhi i Bytyqit ka të bëjë me kujdesin e shtuar të qytetarëve.

“Panikë nuk bënë me bo. Por, bëni kujdes, dhe ta ruajmë njëri-tjetrin.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme