Diskutimi për buxhetin ka nxitur një përplasje të ashpër mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe këshilltarit komunal të Vetëvendosjes, Egzon Azemi, në seancën komunale ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2021.
Në një prononcim për arbresh.info, Azemi ka treguar të gjithë ngjarjen e cila ka dërguar deri të përleshja me Kryetarin e Prishtinës.
“Shpend Ahmeti erdh të unë dhe më ftoi të dalë jashtë. I falënderoj të gjithë asamblistët dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dalë. Por kur dola, ai s’ishte aty. Përleshja ka ndodhur gjatë seancës ku po diskutohet për buxhetin. Ai ka erdh direkt të unë dhe filloj të flas”, ka thënë Azemi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...