Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentarë Multietnik, Duda Balje, në një intervistë për arbresh.info ka folur për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, i cili është në fazën e fundit të leximit të parë, shkruan arbresh.info.
Temë tjetër po ashtu ka qenë edhe çështja e shamisë nëpër shkolla, çështja e të pagjeturve si dhe kodi civil.
“Jemi duke e bërë një ligj shumë të mirë është radikal se ai i fundit dhe presim që iplementimi të jetë më i lehtë. Rastet jemi duke dëgjuar çdo ditë jemi bërë gati për me i bë marketing të këtij ligji, që me pas një prapavijë pozitive”, deklaroi Balje.
Si më e zëshmja kundër votimit të Kodit Civil për lejimin e martesave me gjini të njëjtë, Balje është shprehur edhe njëherë kategorikisht kundër votimit të kësaj pike, por që ka thënë se nuk është homofobe.
“Unë jam shumë e sigurt që ne nuk jemi gati për këtë çështje dhe unë kam thënë se është kundër fesë dhe është diçka private. Ne mundemi me qenë shtet laik por unë jam person, dhe mua nuk më intereson mendimi i dikujt tjetër dhe unë me fenë që i takoj, pra fesë Islame, dhe kjo ka qenë në një prej bazave që unë kam nis. Nuk jam homofobe dhe jam kryetare e Komisionit, dhe unë nuk kam fol si kryetare por si person, dhe komuniteti LGBT duhet me dit që duhen me qenë gati për me e lyp të drejt, unë nuk votojë për këtë”, deklaroi Balje.
Çështja e të pagjeturve mbetet akoma një enigmë në Kosovë.
Për këtë Duda Balje ka ftuar aktivisten serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, por që një gjë e tillë nuk u mirëprit nga familjarët e të pagjeturve të cilët lëshuan mbledhjen sapo filloi të flas Kandiq.
Balje tha se, një gjë e tillë nuk ju ndihmon aspak.
“Unë për këtë kam thirr edhe një tryezë ku e pranishme ka qenë edhe Natasha Kandiq për një temë mjaftë sensitive, disa prej Organizatave Joqeveritare kanë dalë jashtë në momentin kur Natasha Kandiq ka marr fjalën, edhe unë mendoj se ka qenë një gabim i madh, sepse ajo ka bërë shumë për neve. Ne nuk kemi bërë shumë në këtë drejtim se nuk jemi ulë me biseduar me ta. Ne e dimë se kush ka bë krime në Kosovë, dhe nuk është zgjidhje me dalë jashtë, për këtë arsye edhe e kam thirr që me hap rrugë kësaj teme që me gjet një zgjidhje, po nga pozita që kanë qenë dhe pse me ik kur je në pozitën e viktimës, kanë të drejtë me lyp drejtësi”, tha ajo./arbresh.info/S.D/
Për më shumë shikoni intervistën e plotë me deputeten Duda Balje:
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist