Spekulohej në mediat serbe se Ujmani, do ta ndal furnizimin me ujë, si shenjë hakmarrje ndaj taksës 100%, për prodhimet serbe. Por një thashethem i tillë e detyroi drejtorin e kësaj kompanie të përgënjeshtroj lajmin për transmetuesin publik serb (RTS).
Ahtu siç e quajnë serbet Drejtori i Kompanisë Publike për Furnizimin me Ujë dhe Distribucion të Energjisë Elektrike “Ibar” Srdjan Vulovic, ka thënë nga gjithë ajo që ka ndodhur gjatë këtyre 19 viteve të fundit, që nga lufta, barrikadat dhe tmerret ndaj serbëve, kurrë nuk ka pasur ndonjë plan për ndërprerje me furnizimin me ujë për pjesën jugore të Kosovës. Këtë e tha në duke u përgjigjur për RTS, në pyetjen se a ka pasur ndonjëherë plane të tilla.
“Ndalimi i furnizimit me ujë për pjesën jugore do të bënte një katastrofë të vërtetë humanitare: Një pjesë e Kosovës, do të mbetet pa energji elektrike rreth 600,000 banorë nuk do të kishin ujë të pijshëm. Kështu do të vazhdojmë të furnizojmë edhe pas këtyre taksave drakonike ndaj nesh”, ka thënë Vulovic për RTS.
Ndryshe, ajo që fshihet nga RTS, është se në afërsi të ‘Ujmanit’ janë të stacionuar edhe KFOR’i amerikan, i cili garanton mirëvajtjen e rregullt të këtij resursi natyral të Kosovës, transmeton gazetametro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...