Flet drejtori i bordit që u shkarkua me urdhër të Kryeministrit

18:27 | 26 Shtator 2017
M. A.

Blerim Rexha, drejtor i deritashëm i Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, thotë se është fyerje ndaj të gjithë anëtarëve të këtij bordi i cili është shkarkuar nga ministri i Arsimit në Kosovë.

Rexha theksoi se në këtë bord ka pasur profesorë ndërkombëtarë e që sipas tij, vështirë të gjenden të tjerë e të shkarkohen pas disa muajsh.

“Kush prej profesorëve të huaj do të vijë në bordin e ardhshëm dhe të shkarkohet pas disa muajsh nga ministri apo kryeministri. Padyshim që në vendet tjera do të kërkojnë llogari, se si mund të shkarkohesh kështu. Ndihesh i ofenduar dhe i fyer për formën e vlerësimit të kryeministrit që ka bërë për anëtarëve që kemi aty”, tha Rexha në “Fakt Plus”.

I pyetur se a ka pasur kërkesa për akreditime të ndonjë universiteti nga njerëz të politikës dhe të kenë ndikuar në shkarkimin e këtij bordi, Rexha thotë se janë të ditura të gjitha vendimet që janë marrë nga bordi i AKA-së.

“Dëshirat mund të jenë të ndryshme por mbi të gjitha ne i kemi bërë publike të gjitha vendimet. Të gjitha vendimet janë emrat e bartësve dhe të shënuar ata të cilët nuk i plotësojnë kushtet dhe si të tillë besoj që janë shuar aspiratat e disave për të bërë biznes”,shtoi Rexha në./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme