Njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa, është arrestuar pasdite.
Për Klan Kosova ka folur personi që falë tij, Krivaqa ka përfunduar në pranga.
Ai duke dashur që të mbetet anonim, ka thënë se ka qenë në kontakt me policinë prej momentit që e ka parë të kërkuarin në fshatin Dardani të Ferizajt.
“Kam dashur ta ndalojë vet, por policia më thanë që të mos bëj asgjë sepse është person i rrezikshëm. Deri në vend të ngjarjes kam qenë këtu edhe pasi e kanë arrestuar. Kam qenë pasë policisë”, është shprehur ai.
“Kur e ka parë njërin nga policët ka tentuar të largohet por nuk mundi të ikë. Është rrëzuar nga biçikleta dhe ka tentuar të ikë. Nuk është goditur nga vetura”.
Ndërkaq gjithë ngjarjen ka treguar se e ka parë edhe pronari i shtëpisë pranë së cilës u arrestua i dyshuari.
https://youtu.be/VejL6cT9op4
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...