Google ADS

Flet deputeti i VV-së, i cili dyshohet se u kanos me sëpatë

15:18 | 14 Mars 2023
Emir Abduramani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, dyshohet se është personi i kanosur me sëpatë nga dy hajna që po vidhnin dru në bjeshkët e fshatit Bukosh të Suharekës.

Arbresh.info ka kontaktuar me deputetin në fjalë, dhe i njëjti nuk ka dashur të jep detaje apo koment rreth rastit në fjalë, duke thënë se janë organet e rendit që po merren me rastin.

“Nuk dua të komentoj asgjë, por janë organet e rendit, më saktësisht Policia që po merret me rastin, ata e dinë çka bëjnë tash. S’më takon mua të flas asgjë në lidhje me këtë”, tha Zyba për arbresh.info.

Se Salih Zyba ka qenë deputeti që është kanosur me sëpatë në bjeshkët e Suharekës, për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Për rastin ka njoftuar pak më herët Policia e Kosovës.

“Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor. Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt, kanë dal në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sëpatë dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se është iniciuar rasti “ Kanosje” dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit.

“Sot me datë 14.03.2021 është identifikuar i dyshuari (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat. Në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me aktvendim te Prokurorit të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren i dyshuari është ndaluar në ndalim policor për 48 orë. /arbresh.info/

lexo edhe:

Kanoset me sëpatë deputeti i Kosovës në Suharekë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme