Ecuria e dialogut Kosovë-Serbi deri më tani po shihet të jetë pa rezultate konkrete për Kosovën, shkruan arbresh.info.
Darkat e drekat e bëra deri më sot coftë formale apo jo formale nuk po sjellin ndonjë rezultat ndërsa nga kjo Qeveri pikë kyçe po shihet ta ketë njohja reciproke e Kosovës.
Sipas profesorit Belul Beqaj kërkesa e Albin Kurtit që në qendër të jetë njohja reciproke e Kosovës në fakt e vendos Kurtin në qendër dhe jo njohjen.
“Kërkesa e Albin Kurtit që në qendër të zgjidhjes të jetë njohja reciproke në fakt e vendos Kurtin në qendër dhe jo njohjen, prandaj mënyra se si po vazhdon të zhvillohet dialogu i nisur me 2011 nuk ka ndonjë risi por është një vazhdimësi e cila nuk po prodhon efekte të cilat do te duhej të ishin të prekshme në këtë kontekst, nëse çdo gjë vazhdon si ka ndodh dje në takimet e liderëve të dy shteteve dhe ndërmjetësueseve në këtë proces un vetëm shoh fotografime dhe dreka e darka të përbashkëta por nuk shoh rezultate që e përmirësojnë jetën tonë në Kosovë”, tha ai.
Sipas tij, kryeministri Kurti vazhdon të sillet në mënyrë joreale ndaj një problem real dhe përderisa e ka këtë qasje nuk pret që diçka të ndryshojë.
“Kryeministri Kurti vazhdon te sillet ndaj një problemi shumë real në mënyrë joreale dhe përderisa e ka këtë qasje un nuk pres që diçka të ndryshojë, aq më pak kur në anën tjetër Albin Kurti nuk ka gatishmëri së paku të ndryshojë qëndrimin e Aleksandër Vuçiqit derisa të përfundojnë agresioni i Putinit në Ukrainë”.
Tutje Beqaj tha se takimi i Kurtit dhe Vuçiq nuk është një imponim por një strategji e dinamikës së veprimeve që dëshirojnë ta imponojnë ata të cilët kanë informata dhe njohuri se mund të ndodhë një destabilizim në regjion.
“Takimi i Kurtit dhe Vuçiq nuk është imponim por një strategji e dinamikes se veprimeve të cilën dëshirojnë ta imponojnë ata të cilët kanë informata dhe njohuri se mundet eventualisht të ndodhin disa ndryshime të cilat e destabilizojnë regjionin pra ka qenë një amortizim i situatës dhe jo imponim, dhe sa kanë pas efekte këto takime në amortizimin e situatës do ta shohim në vazhdim”, tha Beqaj.
Ai shton se sa i përket njohjes së Kosovës nuk mendon se do të ndodhë, por epilogun përfundimtar ai e pret vetëm pasi të përfundojë lufta në Ukrainë dhe me përfundimin e Putinit do të fillojë edhe përfundimi i autokratëve në Serbi, atëherë hapen edhe mundësitë për faktin se Serbia nuk ka më alternativë pos Evropës e ndoshta në perspektivë dhe anëtarësimin në NATO./F.Bajraktari/arbresh.info/
Për më shumë shikoni intervistën:
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?