Në një intervistë për arbresh.info deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se pas krizave të njëpasnjëshme ka qenë kërkesë e qytetarëve që të kërkohet tërheqja 30% e trustit.
“Kërkesa për tërheqjen 30% të trustit është kërkesë e qytetarëve pas krizave të njëpasnjëshme asaj pandemike, krizës energjetike dhe së fundmi edhe krizës ekonomike kanë kërkuar që të ju mundësohet tërheqja 30% e trustit”, tha ai.
Sipas tij disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë pro kërkesës për tërheqjen e mjeteve të trustit.
“Disa deputet të lëvizjes VV kanë qenë pro kërkesës së qytetarëve që të tërheqin mjetet e trustit sepse të gjithë aty jemi të barabartë jemi përfaqësues së qytetarëve dhe duhet t’i trajtojmë barabartë kërkesat e tyre”, tha Haxhiu.
Ai shtoi se 61 deputetë duhet të votojnë pro këtij propozimi që të votohet, por deri në momentin që kjo kërkesë të riprocedohet në Kuvend, shumica prej deputetëve kanë me mbështet këtë propozim.
Deputeti Haxhiu tha se 30% e trustit mund ta tërheqin të gjithë ata persona që i kanë kursimet e tyre, por veçanërisht do të mundësohet t’i tërheqin ata që kanë më pak se 10.000 euro të kursyera.
“Të gjithë ata që kanë mjete në trust pra që i kanë kursimet e tyre mund të tërheqin 30% të trustit. Është e kategorizuar se 30% do të mundësohet t’i tërheqin ata që kanë më pak se 10.000 euro të kursyera, pra është mendu që të mbështetim më shumë ata që kanë më pak mjete për shkak se kriza i ka godit kategoritë me të ardhura më të ulta”, tha Bekim Haxhiu.
Sipas tij në këtë krizë aktuale ekonomike është vërtet e nevojshme që të ketë një mbështetje për qytetarët pasi që qeveria nuk ka bërë ndonjë mbështetje për të përballuar këtë krizë.
Ai thekson se nuk ka kosto shtesë për buxhetin e shtetit përkundrazi do të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parasë në treg dhe do të ndihmonte qeverinë të ngritë edhe buxhetin e shtetit.
Ndryshe, deputetët e PDK-së kanë nënshkruar dhe kanë protokolluar me datën 9 mars ligjin e trustit i cili tani është në procedurë paralamentare për të ardhur pastaj për votim në Kuvend./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...