Anëtari i AKR-së, Bejtush Gashi nuk e ka mohuar që ai do të jetë pasues i Flamur Sefajt, si ministër i Punëve të Brendshme.
I kontaktuar nga Insajderi, ai nuk e ka mohuar lajmin që kryetari i AKR-së, e ka propozuar atë për ministër të Punëve të Brendshme.
Tha se nuk dëshiron të flas, duke shtuar se është “duke i pritur procedurat”.
“Nuk po du të flas një herë. Po pres që të zyrtarizohet gjithçka, pastaj flasim. Po i presim procedurat”, ka thënë shkurt Gashi.
Gjatë ditës është raportuar që kryetari i AKR-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ia ka dërguar kryeministrit Haradinaj emrin e Bejtush Gashit, për ministër të Punëve të Brendshme.
Insajderi ka kontaktuar me Behgjet Pacolli dhe me zyrtarët tjerë të AKR-së, por që asnjëri nga ta nuk është përgjigjur.
E, ndryshe, Donjeta Gashi, zëdhënëse në qeverinë Haradinaj, i ka thënë Insajderit, se deri në ora 16:00, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Behgjet Pacolli për Ramush Haradinajn, lidhur propozimin e personit që do ta zëvendësojë ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
“Nuk ka asgjë zyrtare për ministrin e Brendshëm. Të paktën deri në ora 16:00, nuk ka pasur një kërkesë të tillë“, ka thënë Gashi.
Flamur Sefaj, ishte shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, pas rastit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...